Pas fitores në zgjedhjet e djeshme të FSHF-së, Presidenti i këtij insitucioni, Armand Duka ka qenë sot iftuar në emisionin “Real Story” në Vizion Plus.
Ai ka folur për rivalin e tij Bashkim Finon, si dhe për mandatin e ri që do të drejtojë qeverinë e futbollit edhe për 4 vitet e ardhshme.
Për Finon:
Nuk besoj se gara ka humbje, edhe Bashkimi besoj se ka fituar diçka nga kjo garë. Ka fituar nga vota sportive dhe ka mësuar më shumë nga hallet e futbollit për karrigen ku do të jetë.”
Për mandatin e ri:
Ishalla do të jem gjallë edhe katër vjet… Është dita e parë dhe ka shumë gjëra për të bërë. Futbolli është i rëndësishëm. Kemi bërë gabime dhe gjëra të reja, por duhet të bëjmë akoma më shumë. Kemi bërë mirë dhe janë rezultatet e ekipit kombëtar, kanë ndikuar në futbollin në Shqipëri, në jetën e shoqërisë shqiptare, në bashkimin e kombit. Ka qenë e vetmja gjë ku ekipi kombëtar i bëri që të demonstrojnë vlerat e tyre pozitivë në Francë. Duhet të ngremë stekën më lart dhe Europiani duhet të jetë objektiv”, tha Duka.