“Facebook ka një impakt negativ mbi botën”: është ky konkluzioni që ka nxjerrë Tavis McGinn i punesuari nga vete FB për të monitoruar perceptimin e përdoruesve.
Me gjithë ndalimin e të dhënave të mbledhura, pas pushimit nga puna, McGinn ka zbuluar rezultatet e disa sondazheve.
Duke i qëndruar një sondazhi të bërë 2000 amerikanëve, 32% është e bindur se Facebook është i dëmshëm.
Një tjetër hetim ka vendosur Facebook midis markave si Walmart, McDonald’s dhe Marlboro, ne listen e kompanive që konsiderohen të “rrezikshme”: edhe në këtë rast, 27% e të intervistuarve ka shprehur një opinion negativ mbi rrjetet sociale.
Ish punonjësi ka themeluar një faqe web, “Honest Data”, pikërisht për të shpërndarë rezultatet.
Sipas McGinn, ka shumë njerëz të mirë që në brendësi të Facebook –ut duan të bëjnë diferencën . Por sipas ish punonjësit, problemi është se disa prioritete të kompanisë duket se kanë pasoja shkatërruese.
“Kam filluar të punoj për kompaninë duke kërkuar përbrënda të ndryshoj diçka. Por nuk mund të ndryshoj vlerat. Kam qenë shumë optimist ka thënë ai. Mendoj se FB mund të ketë me të vërtetë një impakt pozitiv mbi shoqërinë. Por kjo varet se çfarë kupton facebook me fjalën sukses”.