Prokuroria dhe policia kanë nisur një aksion për arrestimin e personave të përfshirë në korrupsion dhe falsifikime me pronat në zonën e Ishmit dhe Gjirin e Lalzit. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 10 persona për falsifikime. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se të dyshuarit kanë falsifikuar titujt e pronësisë, duke përfituar në mënyrë të padrejtë dhjetëra hektarë toka.
Të njëjtat burime saktësojnë se skema e falsifikimit është e njëjtë me atë në Spille ku u përfituan në mënyrë të padrejtë rreth 36 ha. Edhe në Ishëm e Gjirin e Lalzit skema e falsifikimit është zhvilluar kryesisht në zona ranore të cilat ktheheshin në truall.
Do të jetë prokurori Afrim Shehu dhe Alfred Çepe Drejtor Vendor i Pol Durrës dhe Hekuran Bregu Shef Sektori të Krimi Ekonomik në konferencë në orën 10:00.