Nënkryetarja e Grupit Parlamentar te PS, Elisa Spiropali deklaroi sot se Partia Socialiste është për vetting të politikanëve. Sipas saj shqiptarët duan që vetingun e politikës ta bëjë drejtësia e pavarur, Lulzim Basha thotë jo.
Ne duam që ata që s’e kalojën vetingun, të përballen me drejtësinë, Lulzim Basha thotë jo. Shqiptarët duan që vetingun e politikës ta bëjë drejtësia e pavarur, Lulzim Basha thotë jo. Lulzimi do që kontrollin t’ia bëjë Salianji me Klevisin, kjo nuk është drejtësia që duam. Ne duam veting dhe jemi të hapur për të biseduar, por një veting të plotë”, shprehet Spiropali.