Vetëm dy vite më parë, Kosova u bë përfaqësuesja më e re e pranuar në UEFA dhe ne FIFA dhe deri tani ka marrë pjesë vetëm në fazën eliminatore të Botërorit të mbyllur këtë verë, Rusi 2018.
Ajo e mbron Kosovën nga skuadra të “frikshme” si Franca, Spanja, Gjermania, por edhe të tjerave të një niveli mesatar, duke e vendosur atë në League D, ku ndodhet në grup së bashku me Ishujt Faroe, Azerbajxhanin dhe Maltën, kombëtare thuajse të të njëjtit nivel
Skuadra e drejtuar nga trajneri Challandes i ka bërë një nisje mjaft të mirë këtij kompeticioni, duke marrë një barazim në transfertën e vështirë të Azerbajxhanit, ndërsa një natë më parë mposhti në stadiumin “Fadil Vokrri” Ishujt Faroe me rezultatin e pastër 2-0.
Tashmë, kur kanë mbetur 4 ndeshje në grup, Kosova, në varësi edhe të rezultateve të ndeshjeve të tjera, do të mund të merrte vendin e parë në grup edhe me vetëm 2 fitore, me 10 pikë.
Vendi i parë do t’i mundësonte më pas të zhvillonte edhe dy ndeshje të tjera me fituesit e 3 grupeve në këtë ligë.
Me shumë mundësi, duke pasur parasysh edhe ndeshjet e para, Maqedonia, Bjellorusia dhe Gjeorgjia, janë kundërshtarët e mundshëm. Në rast se Kosova do të arrijë të fitojë në “gjysmëfina” e pastaj në “finale”, do të siguronte një biletë në Europian.
Duke parë që mundësinë janë që me vetëm 4 fitore ndaj kundërshtarëve, të paktën në letër të barabartë, mund të sigurojë vendin e parë në këtë ligë, atëherë mund të themi se ky kompeticion duhet shfrytëzuar maksimalisht nga Kosova të bëjë historinë, që vetëm brenda 2 viteve në UEFA, të marrë pjesën në fazën finale të Kampionatit Europian.
.