Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, mbrëmjen e së mërkurës është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, për aferën e CEZ.
“Ishte një sqarim i bazuar në prova reale e të dokumentuara që unë i dhashë Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton përsëri çështjen CEZ, për çka lidhet me të ashtuquajtura prova të reja, të paraqitura nga
Komisioni Hetimor Parlamentar “Balla”. Shpresoj që dëshmia ime ta ketë ndihmuar hetimin e prokurorisë për të dalluar të vërtetën e dokumentuar nga akuzat qesharake që prodhon kuzhina politikeshqiptare”, deklaroi Ruli pas marrjes në pyetje.
Postimi i plotë i Romeo Karajt:
Meqe Genc Ruli, paska ndihmuar drejtesine dje me provat e tij, po i bej ca pyetje sa per t’i treguar se ketu nuk luhet me porte bosh.
Se pari: ai duhet ndeshkuar nese keto prova te ofruara nga ai dje, para prokurorit, nuk ia ka ofruar Komisionit Hetimor Parlamentar Balla diten qe eshte thirrur per tu pyetur nga ky komision.
Se dyti: A i ka dhene pergjigje pyetjes me te thjeshte Genc Ruli, se me cfare e justifikon pasurine dhe shpenzimet e tij?
Se treti: edhe nese nuk do te kishim korrupsion ne kete procedure privatizimi, fakti qe deshtoi totalisht kete privatizim a e ben ndopak pergjegjes ish ministrin Ruli? Po deshtimet pafund ne privatizimet e tjera?
Tani fillojme me sira disa pyetje per superministrin e Berishes, qe ka shume vleresim per zgjuaresine e tij, dhe shume nenvleresim per ata qe duan pak drejtesi.
1. Ne kreun 7 pika 1 të VKM nr 829, dt 12.07.1999 “Për procedurat e Tenderit për zgjedhjen e Investitorëve Strategjikë dhe për transferimin e aksioneve të zotëruara nga Shteti në Shoqeritë Tregtare të Sektorëve me Rëndësi të Veçantë” përcaktohet se:
-Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të jetë Komiteti i Konsulencës dhe i Transparencës në përputhje me VKM nr 621, dt 25.09.1998 si edhe një përfaqësues i Agjensisë Kombëtare të Privatizimit.
Në pikën tre të VKM nr 621 ,dt 25.09.1998 “Për krijimin e Komitetit te Konsulencës dhe Transparencës për privatizimin e sektorëve me rëndësi të veçantë të Ekonomisë” përcaktohet se:
Komiteti përbëhet nga 13 anëtarë, dy përfaqesues nga Ministria e Ekonomise (publike dhe te privatizimit), një përfaqësues nga Ministria e Financave, një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, dy perfaqësues nga organet përkatëse që përgjigjen për Administrimin e Pronës Shtetërore të cilën e kanë në vartësi edhe 6 anëtarë të tjerë që do të caktohen ndërmjet konsulentëve financiarë, ligjorë dhe të marketingut, të seleksionuar në nivel ndërkombëtar nëpërmjet proçedurave konkuruese të njohura nga Banka Botërore.
Komisioni i Vleresimit të Ofertave për privatizmin e OSSh-së është ngritur me urdhrin nr 329 dt 13.05.2008 dhe ka patur në përbërjen e tij 5 përfaqësues të METE-s dhe 4 përfaqësues të IFC-së. Pra,ky komision ka qëne në kundërshtim të hapur me 2 VKM-të e lartpërmëndura. Bazuar në këto VKM, edhe vetë ju (Z.Genc Ruli) duhej te ishit kryetar i këtij komisioni, pasi keni qënë njëkohësisht Ministër dhe Kryetar i Komisionit të Konsulencës dhe Transparencës. Në realitet ju nuk keni qënë as anëtar dhe as kryetar i këtij komisioni.
A duhej të delegonit ju kompetencat tuaja si kryetar i Komisionit të Konsulencës dhe Transparencës, paraprakisht tek kryetari i ardhshëm i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave? Përse nuk e keni bërë këtë?
2. Përveç dy VKM –ve të mësipërme Këshilli i Ministrave me dt 16.04.2008 ka nxjerrë VKM me nr 487 “Për kriteret e përzgjedhjes së investitorëve strategjikë të interesuar për blerjen e aksioneve të shoqërisë OSSH”
Kjo VKM në pikën 4 të saj parashikon se dokumentacioni i tenderit për parakualifikimin dhe vlerësimin e ofertave paraprake bëhet nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i cili krijohet me urdhër të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës. Mënyra se si është hartuar kjo VKM duke iu dhënë ju të drejtën të ngrini me urdhrin tuaj Komsionin e Vlerësimit të Ofertave automatikisht iu ka vënë ju në pozitën e konfliktit të interesit për të mbajtur njëkohësisht postin e ministrit dhe atë të kryetarit të Komisionit të Konsulencës dhe Transparencës pasi në këtë rast ju nuk mund të nxirrnit një urdhër për veten tuaj.
Përse ju nuk ndërmorrët veprimet e duhura për të dalë nga ky konflikt ligjor,por krijuat një Komision Vlerësimi Ofertash totalisht në kundërshtim me parashikimet ligjore?
3. Pika 4 e VKM 487, dt 16.04.2008 bashkon kompetencat e personave që hartojnë dokumentat si dhe të atyre që i vlerësojne ato.Kjo gjë bie në kundërshtim me parimet e tenderit si edhe me VKM nr 1 ,dt 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik” në piken 1 a)dhe 2 ç) të saj ku parashikohet se duhet të sigurohet një ndarje e qartë ndërmejt detyrave të zyrtarëve të përfshirë në hartimin e dokumentave të tenderit dhe atyre të pershirë në përzgjedhjen e fituesve.Pra Komisioni i Vlerësimit të Ofertave duhet te jetë përgjegjës vetëm për shqyrtimin e ofertave.
Cili ka qënë qëndrimi juaj përgjate kohës kur është miratuar VKM me nr . 487 dt 16.04.2008 në lidhje me pikën 4?
4.Neni 11 i Ligjit 8306 të vitit 14.03.1988 “Për privatizimin e Sektorëve me Rëndësi te Veçantë”:
-Per përcaktimin e proçedurave të privatizimit që nga momenti i publikimit duhet të respektohet nje afat minimal tre mujor me qëllim sigurimin e transparencës.Vendimi i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës nr 3 dt 09.05.2008 i firmosur nga ju si kryetar i këtij Komiteti dhe që parashikon publikimin e shprehjes së interesit vetëm 25 ditë përpara datës së dorëzimit të ofertave parakualifikuese.
Përse nuk u respektua afati ligjor prej tre muajsh i cili do të bënte të mundur sigurimin e transparencës?
5. Komisioni i Vleresimit te Ofertave per Privatizimin e OSSH-së është ngritur me urdhrin tuaj nr 339 dt 13.05.2008.Si shpjegohet që ky komision po në dt 13.05.2008 me anë të Vendimit nr 1 të tij miraton dokumentat e tenderit për fazën e parakualifikimit (të përgatitur nga konsulentët e IFC-së) dhe delegon kompetencat e tij tek Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Tregtare pranë METE-s si edhe tek konsulentët e IFC-së.
Si e shpjegoni ju këtë veprim të këtij Komisioni i cili miraton dokumentat e tenderit të privatizimit më të rëndësishëm në Shqipëri pikërisht brënda ditës në të cilën krijohet?
Si e shpjegoni ju delegimin e kompetencave që ky komision ka me VKM në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Tregtare dhe konsulentëve të IFC-së?
Ky Komision është ngritur me anë te VKM nr.487 ,dt 16.04.2008 dhe atje nuk parashikohet asnjë kompetencë e tillë ku ky komision mund ti delegojë detyrat e tij apo të ketë tagër urdhërues karshi subjekteve të tjera jashtë përbërjes së tij .
6. Përse nuk gjëndet pranë protokollit të Ministrisë së Energjitikës si edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Tregtare një protokoll i plotë dhe i saktë për ketë proçedurë privatizimi duke qënë se kjo është një kërkesë ligjore nga pika tre e nenit 42 të Ligjit të Prokurimit Publik?
7. Përse pranuat të hynit në një proçedurë të tillë privatzimi pa zgjidhur transferimin e titujve të pronësisë së Aksioneve të Shoqerisë OSSH nga KESH tek METE?
Egzistojnë një sërë shkresash të cilat provojnë se përgjatë gjithë kësaj proçedure privatizimi ju paralelisht keni ndërmarrë veprime që kanë të bëjnë me regjistrimin e aseteve të OSSH dhe transferimin e titujve të pronësisë.Pra,nuk keni hyrë ne proçedurën e privatizimit pa zgjidhur më parë këtë problem.Cili ka qënë shkaku që iu ka detyruruar ju të veproni në këtë mënyrë?
(Vendim nr 4 dt 09.05.2008 i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës :
Pika tre .Të fillohet proçedura për transferimin e titujve të pronësisë së shoqërisë OSSH nga KESH tek Mete.
Pka 4.Heqje nga inventari i disa aseteve të OSSH sipas raportit të grupit te punës të ngritur për këtë qëllim.
Urdhër 329 dt 09.05.2008
Pika 1:Fillim i i procedurave juridike për transferimin e titujve të pronësisë së aksioneve të shoqërisëOSSH nga KESH tek Mete .
Pika tre. Drejtoria e shoqërisë KESH të marrë masa për kryerjen e proçedurave të depozitimit dhe regjistrimit të ndryshimeve në QKR.
-Shkresa 12.05.2008 nr 329
-Shkresa 12.05.2008 nr 329/1
-Shkresa 08.07.2008 nr 6466 ku i kërkohet Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, regjistrimi i pasurive të paluajtshme të shoqerisë OSSH (pra megjithëse dokumentat parakualifikuese janë dorëzuar në dt 02.06.2008, edhe disa javë më pas asetet e OSSH kanë qënë të paregjistruara pranë ZQRPP).
8. A keni qënë i bindur se ishin pjekur kushtet për privatizimin e OSSH-së në vitin 2008?
(Banka Botërore dhe Komisioni Europian kanë konstatuar se ky proçes ka qënë i nxituar.)
Ksenyia Volvsky drejtore e Bankës Botërore Tiranë,ka deklaruar ne Dhjetor të vitit 2012 se ky proçes ka qënë i nxituar pavarësisht se ne e kemi mbështetur një hap të tillë.Në mbledhjen e qeverisë të datës 17.09.2008,zëvëndësministri i Integrimit të asaj kohe Albert Gajo,ka thënë se shqetësimi i specialistëve të Komisionit Europian është se një ndërmarrje me bilanc negativ nuk mund të privatizohet.
9. A ishit te bindur ju se legjislacioni i kohës në të cilën u krye privatizimi i OSSH ishte i mjaftueshëm për këtë qëllim? Nqs jo, përse nuk ndërmorret më parë plotësimin e kuadrit ligjor për këtë lloj privatizimi?
10. A duhej përdorur ndonjë proçedure tjetër për privatizimin e OSSH,psh ankandi?
11. Përse keni ndërmarrë nje proçes të tillë privatizimi pa u testuar më parë “Modeli i Ri i Tregut të Energjisë”? A nuk do te ishte mëse e llogjikshme që OSSH-ja e sapoformuar, dhe e ndarë më vete nga KESH, të testohej në këtë treg të ri paraprakisht, duke ofruar edhe nje ide më të saktë në lidhje me vlerën reale të aseteve të saj?
12. Përse nuk është respektuar afati ligjor lidhur me dorëzimin e ofertave?
(Sipas ligjit të prokurimit ky afat ligjor duhej të ishte jo më pak se 52 ditë nga data në të cilën është bërë njoftimi i prokurimit. Njoftimi i prokurimit është bërë me dt 09.05.2008 me anë të vendimit nr 3 dt 09.05.2008 të Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës, ndërsa procedura për parakualifikim ka filluar me 2 Qershor 2008, pra, vetëm pas 23 ditësh).
13. Përse u negociuan kushtet e Tenderit te miratuar me VKM pasi CEZ u shpall fitues, bazuar në këto kushte? E kemi fjalën për procesin e negocimit,të zhvilluar pas datës 29.09.2008 datë në të cilën u bë dorëzimi i ofertave.
14. Përse u lejua të ndryshohej niveli i borxhit të keq nga 4% në 14% si edhe niveli i fitmit nga 1% në 2% po kështu edhe kushte të tjera të parashikuara me VKM nr. 835 dt 11.06.2008?
Palët kanë pasur të drejtë vetëm të trajtojnë diskutimin e borxhit të keq,kush do të quhej borxhi i keq dhe jo nivelin e tij i cili ishte përcaktuar paraprakisht në Deklaratat Rregullatore të ERE-s në masën 4%.
15. Perse lejuat qe pas dorezimit te ofertave ne daten 29 shtator 2008, te zhveresohej cdo parameter i tenderit te hapur nderkombetar, duke kaluar ne nje procedure negocimi e cila realisht e ktheu procesin ne nje tender te drejtperdrejte?
16. Në asnjë nga proçes-verbalet e negocimit me palën Ceke nuk është përmendur zhvleresimi i aseteve te OSSH-së. Për herë të parë jeni ju që e ngritet një problem të tillë në mbledhjen e përbashkët të Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës dhe Komisionit të Negocimit me dt 26.02.2009, ku ka marrë pjesë edhe këshilltarja e kryeministrit Suzana Guxholli. Në arsyetimet tuaja keni thënë se çmimi i blerjes nga Cez-i është përllogaritur duke u bazuar në bilancin e 2007, i cili sipas jush rezulton me pozitiv se ai i vitit 2008. Ndërkohe zyrtarisht Bilanci i 2008 është miratuar nga Asambleja e Aksionerëve më 18.06.2010.
Si mundet ju ti referoheni një bilanci të paçertifikuar dhe të kërkoni një rivleresim të aseteve duke u bazuar vetëm në një argumentim të tillë?
Duke iu referuar të dhënave të mëposhtme mund të pohojmë se viti 2008 krahasuar me vitin 2007 në secilin prej pasqyrave financiare rezulton të jetë dukshëm më pozitiv se ai i 2007, përfshirë këtu edhe bilancin kontabël.
Viti 2008 Viti 2007
Për Pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve : (9.133.938.000 Lekë) (11.023.662.000 )
Bilanci Kontabël : 34.716.915.000 25.989.261.000
Pasqyra e ndryshimeve të flukseve të : 844.095.000 238.754.000
mjeteve monetare
Pasqyra e ndryshimeve të kapitalit aksionar : 13.194.188.000 8.055.889.000
17.Përse u desh pjesemarrja e Z.Guxholli në mbledhejn e përbashkët të Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës dhe Komisionit të Negocimit?
18. Me anë te shkresës nr. 180 dt 09.01.2008 ju i jeni shprehur perfaqësuesit të IFC Angelo Dell’ Atti se: detyrimet që lidhen me kreditë dhe huatë e marra nga CEZ për investimet në asetet e OSSH nuk janë detyrimet të Kesh-it. Përse atëherë lejuat që me anë te VKM 218 dt 06.08.2009 ti kalonit detyrimet e OSSH tek KESH-i dhe te favorizoni OSSH-ne ne prag te shitjes se saj me 7.61 mld leke. Konkretisht me ane te kesaj VKM-je jane bere veprimet si me poshte:
a)Ju keni kaluar në favor te OSSH-së asetet e financuara nga KESH-i apo kredi afatgjata të marra nga këto kompani në vlerën prej 1.1 mld lekë.
b)I keni kaluar detyrimet e OSSH-së tek Kesh në vlerën 2.68 mld lekë dhe 2.3 mld lekë,investime te Bankës Botërore dhe Bankës Europiane të Investimeve.
c)Detyrimet afatshkurtra për blerjen dhe transmetimin e Energjisë që OSSH i kishte Kesh-it në vlerën 1 mld lekë u shuan.
d)Shuma prej 0,53 mld lekë që i korespondon pagimit të huave afatgjata në vitin 2008 nga KESH vendos të pasqyrohej si rritje kapitali për OSSH-në.
Pra, vetëm me anë të një VKM të nxjerrë me 6 mars të vitit 2009 ju favorizuat CEZ-in me 7.61 mld lekë apo me kursin e atëhershëm 76 mln dollarë.
Cfarë keni për të thënë për këtë vendim tuajin?
Mendoni se kështu duhej të trajtohej klauzola Purchase Price Adjustment?
19. Përse ju nuk konfiskuat garancinë e ofertës pasi kaloi afati 30 ditor pas njoftimit të fituesit dhe marrëveshja nuk ishte nënshkruar nga CEZ?
20. Neni 3 i ligjit nr 9889 dt 20.03.2008 “Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit te shoqërisë OSSH”parashikohet se :
-Pjesa e mbetur e aksioneve të OSSH 24% duhejt të ofrohej :
a)ish subjekteve të shpronësuar të truallit dhe të ndërtesave .
b)punonjësve të OSSH-së në shkëmbim të aksioneve me bonot e privatzimit apo letrave me vlerë.
c) të persekutuarve .
Deri më sot nuk kemi gjetur asnjë lloj akti ligjor apo nënligjor i cili mund të faktojë zbatimin e këtij detyrimi ligjor.
Përse ka ndodhur kjo?
21. Neni 3 i ligjit nr 9889 dt 20.03.2008 “Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës se privatizimit të shoqërisë OSSH”parashikon se :
-Të ardhurat nga privatzimi(Shuma prej 102 mln Euro) do të përdoreshin për:
a)Mbulimin e shpenzimeve për organizimin e procedurave të tenderit dhe për veprimtari të tjera që i nevojiteshin procesit të privatizimit.
b) Pagesën e tarifës së suksesit të shoqerisë së pavarur të konsulencës të kontraktuar nga METE(pagesa e kësaj shoqerie përcaktohej edhe në VKM e cila miratoi dokumentacionin e tenderit që duhej të paguhej nga ofertuesi fitues,pra është paguar dy herë.
c)shpërblimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave,të Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës si edhe Grupit të Negocimit,sipas përcaktimeve të Këshillit të Ministrave.
d)Trajtimin e punonjësve që do të dalin pa punë nga procesi i ristrukturimit të OSSH në kuadër të privatizimit te saj.
Ne kuadër të këtij privatizimi i u nxorrën pa punë minimalisht 1400 punonjës të cilët kurrë nuk e morrën këtë trajtim financiar të parashikuar me ligj,përkundrazi punonjësit e OSSH janë rropatur dyerve të gjykatave .
Përse nga ana juaj nuk u zbatua ky detyrim ligjor?
22. Perse nuk e konsideruat te pasukseshme kete procedure dhe te konfiskonit garancine e ofertes duke tentuar mbase nje perseritje te saj?
23. Në dt 01.07.2008 ju keni leshuar urdhrin nr 500 ”Për ndarjen e të drejtave dhe detyrimeve ndërmjet KESH sha dhe OSSH si dhe marrëdhëniet tranzitore ndermjet dy shoqërive”.
Si mundeni ju si ministër dhe person përgjegjës direkt për këtë proçes privatizimi, të autorizoni hapjen e këtij proçesi në qershor të vitit 2008 dhe ndërkohë në Korrik të vitit 2008 të nxirrni një urdhër të tillë pra,të autorizoni nisjen e proçesit të privatizimit pa ndarë të drejtat dhe detyrimet ndërmjet KESH dhe OSSH?
24. Përse ju nuk ushtruat të drejtën ligjore që ju jepte VKM nr. 487 ,dt 16.04.2008 në pikën 6 të saj ku ju si ministër i METE-s me një urdhër te motivuar ligjerisht, ju kishit të drejtë në çdo rast të terhiqeshit nga proçesi i shitjes apo ta ndërprisnit atë.
25. A e njihni Nuel Kalaj? Kush ju ka prezantuar me te? A jeni takuar me te dhe per cfare keni biseduar?
26. A e njihni Hamza Merxhanin? Kush ju ka prezantuar me te? Po me te per cfare keni biseduar?