Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka publikuar disa foto të një grupi të rinjsh në Shkodër, që pozon i armatosur.
Në studion e Report Tv, gazetari Hoxha tha se të rinjtë që shihen në këto foto janë të armatosur dhe deri në momentin kur ka ndërhyrë RENEA, situata në këtë qytet ka qenë e agravuar.
Policia ndërhyri në zona më të vështira si Kiras dhe Dobraç, dhe dha mesazhin kush është zoti i territorit. Por të tilla grupe, policia ka informacion kush janë.
Po përballemi me një situate të tillë. Ka disa tentativa në Elbasan nga policia për të goditur klanin Cela dhe Çapja, por nuk ka patur rezultat.
Policitë vendore veprojnë në nivele të tilla, që të përballesh me të tilla grupe duhen kapacitete, jo vetëm me burime njerëzore”, u shpreh Artan Hoxha.