Vajza e politikanit të njohur shqiptar, Niko Peleshit, është një prej personazheve shumë të ndjekur në Instagram. Në profilin e Instagram Aleksia publikon shpesh foto duke tërhequr vëmendjen me linjat e bukurinë e saj.
Ditën e sotme, teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në Instastory, një i moshuar e ka ngacmuar atë.
“Të kam afër tani”- i shkruante ai.
Mirëpo Aleksia nuk ja ka përtuar, duke i publikuar foton e një burgu.
“Dukesh mosha e gjyshit tim, dashke dhe këtë afër më duket”- ka shkruar ajo, duke lënë të nënkuptohet se e kishte fjalën për burgun.