Reperi më i dashur dhe më i suksesshëm shqiptar i viteve të fundit po dëgjohet edhe jashtë kufijve.
Ajo njihet tek ne si “Sulltanesh Hyrrem”, nga roli i saj në serialin shumë të shikuar, ‘Sulltani i Madhërishëm”.
Bëhet fjalë për aktoren Meryem Muzerli, që gjithashtu është ndër aktoret turke më të dashura për shqiptarët.
Dhe ndërsa ajo është e martuar me një shqiptar, duket se edhe Meryem e ka për zemër edhe kulturën e muzikën shqiptare.
Ajo shihet në një video të publikuar me vajzën, teksa po argëtohen me këngën “Toto”, super hitin e kësaj vere nga bashkëpunimi i Noizyt me reperin zviceran Raf Camora.