Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka zbuluar detaje lidhur me djalin që shumë shpejt çifti i parë i Tiranës do të sjellë në jetë.
I ftuar në PopCulture në Top Channel, Veliaj ka thënë se për emrin e djalit do të vendosë Ajola, ndërsa ai vetë ka menduar për një moment që të quhej “Trim”, por pas kundërshtimit të Ajolës, ka vendosur që për emrin të vendosë kjo e fundit.
Veliaj ka thënë se viti i ardhshëm do të sjellë një vajzë në jetën e tyre.
Për emrin e djalit do të vendosë Ajola dhe me shumë kënaqësi ia lashë këtë përgjegjësi. Sigurisht që konsultohem, por kur e shoh se sa e ndjeshme është, mendoj se është më mirë të zgjedhë ajo.
Po sikur djalin ta quajmë Trim?”, e ndërsa Ajola reagon: “Po sikur mos të dojë të jetë Trim? Pse ta mbajë këtë emër gjithë jetën? Po sikur të dojë të jetë Poet? Thonë që çunat lidhen me nënat, mesa duket vitin tjetër do të jetë vajzë.