Prej më shumë se dy vitesh Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë përfolur shumë për lidhjen e tyre të dashurisë, për të cilën vendosën të mos flasin kurrë publikisht.
Ndërsa të shpeshta kanë qenë komente në rrjetet sociale nga Krenari, i cili nuk u rezistonte dot fotove sensuale të partneres së tij, kjo e fundit është treguar më e rezervuar
Edhe pse hermetikë në këtë raport, pak kohë më parë u fol në mediat rozë se Luana dhe Krenari do të lidheshin në martesë këtë verë, duke e finalizuar dashurinë e tyre.
Por duket se kjo nuk do të ndodhë! Sipas disa lajmeve të botuara sot në portalet vendase, thuhet se mes tyre ka ndodhur një krisje dhe se prej disa ditësh ata nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin.
Megjithatë ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga çifti, të cilët mesa duket se do të flasin për lidhjen vetëm nëse martohen vërtetë…