Gjetjet dhe risitë janë hyrja më e mirë për të ristartuar emisionet në nisje të sezoneve të reja televizive.
Sot nisi ‘Xing me Ermalin’, dhe ajo që tërhoqi vëmendjen që në nisje të emisionit ishte veshja e dy moderatorëve. Ermal Mamaqi kishte veshur një kostum jo tradicional nëse e shikojmë nga koka te këmbët.
Ai kishte veshur një xhaketë dhe këmishë normale, por kombinuar me pantallona të shkurtra, ndërsa prezantuesja Kejvina Kthella u shfaq fillimisht me një peshqir veshur dhe një tjetër në kokë.
Kujtojmë se një ‘gjetje’ të tilla e ka bërë më herët edhe këngëtarja e njohur Rita Ora në një dalje të saj publike.