Nga Amarildo Pregapuca
Nuk e di se si ti uroj nxenesit dhe mesuesit dhe per kete, vijne ne ndihme fjalet shabllone si “Suksese”..apo “Nje vit te mbare” dhe te tjera si keto. Apo dhe si shume shabllonizma qe perdorim, te bera gati,pikerisht per raste kur nuk dime se si te urojme.
Problemi sot ne bote me arsimin, ka degraduar ne ate lloj forme, sa anti-kultura eshte kultura e re, moda e re,qe rrjedhimisht na con ne ate, se anti-shoqeria po hedh themel.
Eshte e natyrshme genjeshtra.
Genjeshtra per te qene i pranueshem ne shoqerine qe te rrethon..dhe une kam genjyer jo nje here, pikerisht per kete aresye..
Kam genjyer per shume tituj librash qe si kisha lexuar..dhe thoja se po..dhe shtoja edhe se me kishin pelqyer.
Kam genjyer per shume pjese te klasikeve te muzikes.
Po kam genjyer dhe kam thene,se me pelqejne..kur ne fakt disa nga ato, kur isha i detyruar ti degjoja,me mendje thoja..-Pse nuk ikin dritat,a ndodhte dicka..vetem te mare fund kjo turture.
Kam genjyer kur thoja ne klase, se kam ndihmuar kedo pensionist qe shikoja se kish nevoje..kur ne fakt,shume i kam pare dhe kam bere gjoja sikur si kam vene re..ose sikur po nxitoja per diku..por jo pak here se kam pas te mundur,pasi kam degjuar fjalen..”O bir..o bir..a me ndihmo nenen me keto trastat deri lart..?”..dhe ky ishte nje “urdher”. Ishte nje urdher i shoqerise se atehereshme,pavaresisht deshires.
Kam genjyer..kam genjyer se kam studjuar 2-3 ore te tera,ne fakt maximumi i studimit tim,nuk mund ta kalonte 1-oreshin,nese nuk ishte dicka qe vertet me ngjallte interes..
Per mua 1-oreshi ishte mese i mjaftueshem,dikush do mendoj se dua te them se kam patur nje memorje te mire..
Jo,memorja per data, numra dhe emra,ka qene jo e mire, ne fakt shume pak data mbaj mend..ndoshta “telepati”..se nje dite Google do te lindete,keshtu qe i shkruaja datat diku ne dore, banka, a cepa muresh..Nje google ky i improvizuar..
Pra kam genjyer, njesoj si femijet sot..te cilet per tu bere pjese e shoqerise,duhet te genjejne se..
-Nuk kane lexuar..dhe nese e kane bere kete.
-Duhet te genjejne se nuk kane degjuar pjese klasike..edhe nese e kane bere kete.
-Duhet te genjejne dhe te thone se nuk kane studjuar..edhe nese e kane bere kete..
Dhe te arrine deri aty..sic eshte rasti i ime bije kur ishte ne fillore..se i duhej te genjente se nuk kishte baba..pasi e tere klasa e saj,perjashto dy,ishin femije me nje prind.
Mos ferkoni syte..eshte e vertet, eshte e perendimit, kryeqytetit te tij ne fakt..Londres..!
Duhet te genjente,se nuk dinte te fliste Anglishte te “paster”.
Anglishtja e thyer, e getove Amerikane eshte kultura.
Po shikoja nje emision..te BBC-se..ku fliste per nje shkolle private, e cila pergatiste nxenes te forte.
Ishte ne fakt shkolle e shtrenjte, te cilen vetem shume te pasurit mund ta kene mundesine, te dergonin femijet e tyre.
Me beri pershtypje se kish rregullat e shkolles ne te cilen une kam mesuar..Si une edhe tere Shqiptaret e tjere.
-DISIPLINE-DISIPLINE-DISIPLINE..dhe Kerkes llogarie, pavaresisht deshirave te femijve.
Cfare me beri tjeter pershtypje, ishte fakti,se dy prinder, nuk ishin te vendosur..ne ta conin femijen aty apo ne shkollat Kineze.
Por do ta mbyllja me nje problem qe se fundmi..eshte duke u ngritur me ze te forte ne shoqerine Angleze.
Ajo qe arsimi eshte nje prodhimtar i shkelqyer i idioteve dhe te pa puneve.
Ne Amerike,po e njejta gje.
Nuk po merem me shkaqet se cfare e ka sjelle arsimin ne kete gjendje..por po u them..se ne Angli..po diskutohet qe ne cdo shkolle te punesohen ish ushtarak..
Anglezet dhe Amerikanet..dhe shume vende te perendimit..e kane te veshtire te kuptojne se cila eshte forma ndryshe e arsimimit.
Ne e kemi patur..dhe kemi investuar fuqishem ta shkaterrojme,duke shkaterruar te ardhmen e femijve tane..te ardhmen e vet Shqiperise..!
Pra urimi im nuk eshte per filizat e pafajshem qe nisen drejt thertores se shpreses se tyre, shkolles..por per shoqerine tone..
“U clirofshi sa me shpejt nga verbimi vetvrases..”/Fb