Deputeti i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu, i ka kërkuar sot kryeministrit Edi Rama shkarkimin e kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi.
Ky i fundit u shfaqet me këngëtarin e njohur Golik Jaupi gjatë një kënge labçe në respekt të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare ku përmendej edhe udhëheqësi i saj Enver Hoxha.
E ndërsa Peçi u kap ‘mat’ duke shoqëruar me iso këngën e Golikut të famshëm të Bënçës, deputeti Shehu ka në arkivën personale një fotografi me ish-diktatorin duke dëmtuar moralin e tij për të bërë një kërkesë të tillë.
Kjo shkrepje është komentuar gjerësisht në media ku Shehu është akuzuar se ka qenë pjesë e grupit të të rinjve që morën pjesë në aksionin për shembjen e kishave dhe xhamive në vitin 1967, prandaj në shenjë falenderimi u takuan me Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë.
Megjithatë, ai ka zgjedhur të justifikohet duke thënë se takimi me Hoxhën ka ndodhur në vitin 1966 kur ai ishte gjimnazist