Kur kishin kaluar gati 7 vite nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë, kur prokuroria e Tiranës pushoi hetimin për ish zyrtarët e ministrisë së jashtme dhe ushtarakët që u përfshin në këtë marrëveshje.
Vendimi për pushimin e hetimeve është marrë në tetor të vitit 2016 dhe dosja për këtë rast është kaluar në arshivë me urdhër të kryprokurorit shërbetor Adriatik Llalla.
Sipas ish prokurorisë Lllalla dhe ish Drejtoreshës se Mardhenieve me Jashtë Rovena Gashi shkak i pushimit është mungesa e elementëve të veprës penale nga zyrtarët që përpiluan marrëveshjen dhe ata të cilët e firmosën. Kjo është argumenti më qesharak nga nje prokuror.
Element të veprës penale “Tradhëti ndaj atëdheut” i ka përcaktuar kushtetuta dhe çdo veprim antikushtetues në dëm të stdheut dhe kombit quhet “tradhëti”.
Vërtetimin e kësaj veprimtarie antishqiptare e ka sqarur vendimi i gjykatës Kushtetuese nr.15, datë 15 prill 2010.
Marrëveshja famëkeqe Berisha-Karamanlis është firmosur nga Basha e Bakojanis në 29 prill 2009.
Ajo u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.15, datë 15 prill 2010. Gjykata e rrëzoi Paktin Detar duke e shpallur antikushtetues dhe në dëm të interesave kombëtare.
Shqipëria humbte 354.4 km katrorë sipërfaqe ujore prej marrëveshjes.
Prokuroria kishte nisur hetimet për veprën penale “Marrëveshja për dorëzim territori” të parashikuar nga neni 210 i Kodit Penal pas kallëzimit të bërë nga Ministria e Jashtme më 28 maj 2014 por agjëkundi nuk shikohej emri i autorëve kryesor, firmëtarve dhe urdhëruesve Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Fshirja nga Kuvendi në 2008 i ligjit për kufinjtë me Greqinë ka qenë një manovër e qeverisë “Berisha” një vit para se në Tiranë të firmoste paktin për ndarjen e detit me Greqinë, në 2009.
Madje një kabllogram të Ambasadës Amerikane, zbuluar nga Wikileaks, nga të dhënat e të cilit kuptohet se në gjysmën e dytë të vitit 2008 qeveria shqiptare është vënë me shpatulla pas murit nga homologët grekë, të cilët kërkojnë fuqimisht paktin detar dhe varrezat e ushtarëve grekë.
Pra, Berisha, Basha dhe qeveria e asaj kohe e dinin çfarë po firmosnin.
Mbrojtja e mëpasme publike e Paktit ka qenë për t’i hedhur hi syve opinionit publik shqiptar.
Grekët madje u kanë thënë përfaqësuesve shqiptarë që të mbajnë jashtë “fuqitë e mëdha” dhe sidomos Uashingtonin.
Ambasada Amerikane është informuar për këtë situatë nga raportimet e disa zyrtarëve shqiptarë të rangut të mesëm./Ekskluzive.al