Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka shokuar me deklaratën e tij të fundit kundër Kosovës. Daçiç u shpreh se Serbia do ta njohë Kosovën dhe do të lejojë të marrë një vend në OKB, kur të bëjë shelgu rrush apo kur të fluturojnë derrat.
“Ai sigurisht që duhet të thotë diçka, pasi po e sulmojnë nga të gjitha anët. Ata s’duan të flasin për korrigjim, ndërsa e duan Preshevën dhe Bujanocin? Sa të zgjuar që qenkan!
A e dini kur do të ndodhë kjo, që Kosova e Metohija të hyjë në Kombet e Bashkuara, që t’i njohim si shtet?
Kur të bëjë shelgu rrush apo kur të fluturojnë derrat”, tha kryediplomati serb para gazetarëve në Ambasadën e Greqisë në Beograd.