Drejtësia mban frymën, këto ditë dalin vendimet për përjashtimet e para, amerikanët kanë hartuar listën me prokurorët dhe gjyqtarët që do të largohen përgjithmonë, hetimet deri tek pjatat dhe lugët në shtëpi, fronti i korrupsionit PD-LSI në panik
Kolonat e drejtësisë së kapur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë nisur të lëkunden. Këto ditë janë vendimtare për shembjen e kësaj ngrehine krimi dhe babëzie. Janë dy lista me prokurorë dhe gjyqtarë (shih emrat më poshtë) që kanë kaluar në lupën e hetuesve më autoritar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Hetimi ka qenë i gjithanshëm dhe deri në detaje që nuk ua ka marrë mendja gjyqtarëve dhe prokurorëve. Hetuesit kanë verifikuar deri tek mobiliet shtëpiake dhe të gjitha shpenzimet deri në vlerat më të vogla. Hetimet kanë shkuar deri tek pjatat, lugët, perdet, kostumet etj. Për çdo shpenzim të vërtetuar, hetuesit u kanë kërkuar gjyqtarëve dhe prokurorëve llogari se ku i kanë marrë paratë. Shumica e tyre kanë rezultuar të korruptuar. Në këto rrethana, hetuesit e SHBA dhe BE, si përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kanë çuar në zyrat e Vetingut listën me gjyqtarët dhe prokurorët që duhet të përjashtohen.
Në listën e zezë, jo rastësisht, janë përfshirë prokurorët dhe gjyqtarët e promovuar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, duke i përdorur si mashë për kapjen e drejtësisë, mbylljen e dosjeve të tyre të krimit dhe korrupsionit, si dhe për trembjen e kundërshtarëve sa herë kanë pasur nevojë. Në këmbim, Ilir Meta dhe Sali Berisha, u kanë garantuar këtyre karrierë në Gjykatën e Lartë, KLD, Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatat e Apelit. U kanë lënë dorë të lirë për të vjedhur sa të munden, u kanë emëruar gratë, fëmijët dhe dashnoret në zyrat e shtetit. Por kjo perandori e së keqes po shkërmoqet. Këto ditë, komisioni kryesor i Vetingut ka përfunduar shqyrtimin e dosjeve të tyre. Shumë shpejt pritet publikimi i vendimeve. Me daljen e vendimeve, gjyqtarët dhe prokurorët e Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk mund të bëjnë asnjë veprim. Ata janë të ‘ngrirë’, deri kur të marrë një vendim Kolegji i Apelimit. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar. Procesi do të vijojë kështu deri kur të kontrollohen 800 gjyqtarët dhe prokurorët.
Largimi i këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve të parë të korruptuar do të ketë pasoja për fatin e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Me largimin e njerëzve të tyre nga drejtësia, ata, familjet e tyre dhe grupi i njerëzve të tyre, janë një hap larg dyerve të burgut. Ata nuk ka më kush t’i mbrojë. Do të paraqiten para drejtësisë të barabartë si ata xhepistët ordinerë që vjedhin nëpër autobusë. Kjo është arsyer që sot përpëliten, që bëjnë thirrje për luftë, që bëjnë thirrje për bllokimin e rrugëve dhe që i kanë shpallur amerikanët pushtues./Pamfleti.com
(Lista e verifikuar, shumica do përjashtohen)
Adriatik Llalla, ish-kryeprokuror
Rovena Gashi, prokurore
Admir Thanza Gjykata e Lartë
Ardian Dvorani Gjykata e Lartë
Artan Broci Gjykata e Lartë
Edmond Islamaj Gjykata e Lartë
Shkëlzen Selimi Gjykata e Lartë
Tom Ndreca Gjykata e Lartë
Artur Malaj gjyqtare
Marsida Xhaferllari inspektore e KLD
Xhezair Zaganjori Gjykata e Lartë
Altina Xhoxhaj Gjykata Kushtetuese
Bashkim Dedja Gjykata Kushtetuese
Besnik Imeraj Gjykata Kushtetuese
Fatmir Hoxha Gjykata Kushtetuese
Fatos Lulo Gjykata Kushtetuese
Gani Dizdari Gjykata Kushtetuese
Vitore Tusha Gjykata Kushtetuese
Alma Brati, gjyqtare
Artan Laze, gjyqtar
Artan Zeneli Gjykata e Lartë
Astrit Faqolli, gjyqtar
Besim Trezhnjeva, gjyqtar
Bledar Abdullai, gjyqtar
Brunilda Kadi, gjyqtare
Brunilda Kasmi, gjyqtar
Dritan Hallunaj, gjyqtar
Ilir Toska, gjyqtar
Manjola Xhaxho, gjyqtar
Marcela Shehu, gjyqtar
Medi Bici Gjykata e Lartë
Nertina Kosova, gjyqtar
Adriatik Cama, prokuror
Anila Leka, prokuror
Antoneta Sevdari, prokuror
Arben Dopallaj, prokuror
Arben Nelaj, prokuror
Arta Marku, prokuror
Besa Nikehasani, prokuror
Besnik Cani, prokuror
Besnik Muci, prokuror
Bujar Hoti, prokuror
Dritan Prenci, prokuror
Dritan Rreshka, prokuror
Elison Sadiku, prokuror
Gentjan Osmani, prokuror
Kostaq Beluri, prokuror
Luan Kaloçi, prokuror
Ramadan Troci, prokuror
Shpëtim Kurti, prokuror
Vat Staka, prokuror
Brikena Ukperaj, gjyqtar
Ervin Metalla, gjyqtar
Fatjona Memçaj, gjyqtar
Gentjan Medja, gjyqtar
Gentjan Trenova, gjyqtar
Kastriot Selita, gjyqtar
Enton Dhimitri, gjyqtar
Fatos Qato, gjyqtar
Ahmet Jangulli, gjyqtar
Sotiraq Lubonja, gjyqtar
Adnan Xholi, prokuror
Adnand Kosova, prokuror
Alfred Progonati, prokuror
Alma Muça, prokuror
Arben Kraja, prokuror
Arqilea Koça, prokuror
Artur Selmani, prokuror
Petrit Fusha, prokuror
Sokol Stojani, prokuror
Thoma Jano, prokuror
Alma Liçaj, gjyqtare
Dritan Banushi, gjyqtar
Entela Prifti, gjyqtar
Fuat Vjerdha, gjyqtar
Hysni Demiraj, gjyqtar
Petrit Çeno, gjyqtar
Fehmi Petku, gjyqtar
Dritan Peka, prokuror
Altin Binaj, prokuror
Elvin Gokaj, prokuror
Irma Balli, prokuror
Alfred Agolli, gjyqtar
Ferdinand Elezi, gjyqtar
Artan Bajrami,
Bujar Sheshi, gjyqtar
Admir Belishta, gjyqtar
Agron Vavla, gjyqtare
Albina Lako (Spahaj), gjyqtare
Alfred Gjoni, gjyqtar
Alltun Çela, gjyqtar
Alma Hoxha, gjyqtare
Arben Zefi, gjyqtar