Këngëtarja Rezarta Shkurta ka reaguar menjëherë pas lajmit për lirimin nga burgut të bashkëjetuesit të saj, Ermal Hoxha.
Rezarta shkruan në ‘Instagram’ se familja e saj e vockël u bashkua, ndërsa ka publikuar një video, ku shfaqet Ermali me vajzën e tyre. Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ndërsa ka fituar lirinë me kusht.
“Familja ime e vockel u bashku! Faleminderit per cdo fjale e mbeshtetje qe kam ndjere nga ju , keto vite te veshtira… Uroj nga zemra per gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhene, tju kthehen ne bekime ne jetet tuaja”, ka shkruar Rezarta në mesazhin e parë.