Roalbit të vogël, para 10 ditësh ministri Bushati i dorëzoi librat falas në shtëpinë e tij. Ai atë ditë i tha ministrit se donte të bëhej futbollist, jo me Vllazninë e Shkodrës, por me Real Madrid.
10 ditë më vonë ministri i ka bërë një surprizë Roalbit. Këtë herë nuk kishte libra për të dhuruar, por nuk kishte harruar dëshirën e Roalbit, që kur të rritej të bëhej futbollist me Realin e Madridit.
Ministri Bushati i ka dhuruar vogëlushit fanelën e skuadrës së zemrës, duke marrë prej tij premtimin se do të mësojë në shkollë.
“Një surprizë për Roalbin!! Suksese kampion!”, shkruan Bushati nën video.
Roalbi është një nxënës në klasën e dytë në shkollën “Salo Halili” në Shkodër.