• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vetingu “alla PD”, një “kolonë e pestë” për reformën në drejtësi

September 18, 2018
in Blog

Nga Drini Kuqo

Edhe një herëmë shumë, politika shqiptare ndodhet përballë një ngërçi artificial, i cili duket se do të konsumojë shpirtrat, e mbi të gjitha nervat tona në muajt në vazhdim. Edhe një herë më shumë, në prag të zgjedhjeve vendore përsëritet me përpikmëri një simfoni e luajtur edhe më parë në 2017-n, i një argumenti bosh të veshur me petka të bardha, që do të tirret muaj pas muaji për të arritur klimaksin përpara zgjedhjeve.

Një shprehje franceze thotë që rrugët e Ferrit janë të shtruara me kalldrëmin e qëllimeve të mira dhe nisma për vetingun në politikë, një nismë sado që fisnike, ashtu siç është gatuar prej demokratëve, duket se i përputhet me përpikmëri kësaj thënie.

Në të vërtetë, ndodhemi vetëm përpara një kalkulim të qartë politik, i cili ofron me oportunizëm një rrugëdalje të mbrapshtë, atë të bojkotit nëse do të jetë e nevojshme për të shmangur një humbje që merr trajta gjithmonë e më të qarta, në një horizont të vizionit të munguar që opozita me kryeneçësi vazhdon të mos jetë në gjendje të prodhojë.

Për çfarë bëhet fjalë këtë herë? Nisma e vagullt për vetingun në politikë, një nismë rreth të cilës janë bashkuar forcat në tryezën e opozitës, ka si të vetmin gur themeli të anonçuar hetimin e çdo kontakti të përshtatshëm apo të papërshtatshëm të politikanëve.

Një “Festival i 11”, një “gjueti shtrigash” në kohët moderne, por që në kushtet e një mosbesimi kolektiv ndaj politikës e politikanëve që na sundojnë mund të ishte i përligjur. Por, përse atëherë, për të huazuar terminologjinë e Heminguejt, kemi të bëjme më një “kolonë të pestë” ndaj reformës në drejtësi?

Përgjigja është e thjeshtë. Propozimi i PD në fakt i mbivendoset vetingut të vërtetë që ka nisur. Pikë së pari, ky propozim shmang Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorinë Speciale, të cilat janë dy organet e ngritura posaçërisht për t’u marrë me vetingun, përfshi edhe atë të politikës shqiptare.

Ajo që Basha ka thënë këto ditë është që të ngrihet një strukturë e re, falë një ndryshimi të futur si “pykë” në Kushtetutë, kompetenca e vetme e së cilës do të jetë hetimi i këtyre lidhjeve, ndërsa SPAK dhe BHK do të vazhdojnë të hetojnë pasurinë, korrupsionin, precedentët e mundshëm penalë, etj.

Përveçse krijon një kakofoni kompetencash, që në Shqipëri ka rezultuar shpesh në një lojë hidh e prit nga e cila asnjëherë s’ka dalë gjë në dritë, propozimi i opozitës ka edhe një problem të dytë në filozofinë e saj, pasi kufizohet vetëm në lidhjet e politikanëve, ndërkohë që kundërpropozimi i qeverisë është që kjo të mos lihet vetëm këtu, por të hetohen të gjithë familjarët, kushërinjtë, baxhanakët, miqtë, etj të politikanëve shqiptarë.

A është kjo e qëllimshme, këtë mund ta dijnë vetëm hartonjësit e kësaj ideje. Por, ajo që ne dimë është që PD dhe aleatët e saj nuk kanë asnjë vullnet që të ulen në tryezë. Ajo që ka mbetur e qartë nga komunikimi i tyre publik është që kjo ose bëhet në mënyrën e tyre ose nuk bëhet fare. Kjo do të thotë që realisht, vullneti për ta bërë nuk ekziston dhe jemi vetëm përpara një maskarade, pas të cilës fshihen qëllime të qarta politike.

E përkthyer ndryshe, PD nuk është e gatshme as t’i përgjigjet ofertës së Kryeministrit Rama, për të çuar këtë nismë për opinion në Komisionin e Venecias, strukturën e specializuar që ka asistuar që prej 1998-s, vitit të miratimit të Kushtetutës, çdo amendim që i është bërë dokumentit themeltar të këtij shteti.

Përtej kësaj analize apo analizës që kushdo prej nesh mund të bëjë në mendjen e tij, imperative mbetet që asnjë nismë e re, qoftë paralele apo e mbivendosur, të mos cënojë vetingun që ndërkohë ka nisur.

Strukturalizimi i thashethemeve, përmes komisioneve që Basha synon t’i besojë njerëzve të tij, nuk i sjell asnjë dobi qytetarëve shqiptarë. Një komision i ri që vetëm përflet, por as heton, as burgos, jeton vetëm për të përbaltur dhe përçarë. Funksioni i tij i vetëm do të ishte i trefishtë, përbaltja e kundërshtarit, përçarja e vetingut dhe e treta, nëse do të duhej, edhe bojkoti i zgjedhjeve me argumentin se qeveria nuk ra dakord të pastronte politikën nga krimi, duke injoruar faktin që vetëm disa ditë më parë, në “Open”, vetë Kryeministri Rama tha troç që nuk do të bëhet pengesë për këtë nismë, nëse Venecia dhe partnerët tanë ndërkombëtarë do ta gjykojnë si një “patericë” të domosdoshme të vetingut.

Për të gjitha këto, propozimi i veshur me të bardha, duket se nuk është asgjë më shumë se një “kolonë e pestë”, e reformës në drejtësi.

Next Post

VIDEO/ Sot qiejtë tanë "kërcejnë" e flasin shqip, "Air Albania" fluturon me muzikë tradicionale shqiptare

Shëndetësia/ Rama në Komitetin e OBSH: Shqipëria progres përmes "Check Up"-it dhe uljes së çmimit të barnave

Rama ironizon Bashën: Shans për të marrë pushtet me votë s'ka, do vetting

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved