Shpeshherë mund t’iu ketë ndodhur që keni parë disa persona të cilët i mbajnë lekët dhe abonenë i mbajnë në kasat e telefonit. Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, gjatë një emisioni televiziv në Itali, ka treguar padashje se në kasën e telefonit kishte 20 euro.
Kjo foto është shkrepur gjatë emisionit ku ministri ka treguar padashje se në kasën e telefonit kishte 20 euro.Mesa duket ministri nuk i preferon shumë portofolët. Fotoja e Salvinit qarkulloi në të gjitha rrjetet sociale, duke marrë komente të shumta.