Lulzim Basha, ka zbuluar datën dhe ditën kur do të nisë Vettingu në politikë, duke ju futur “tmerrin” shumë politikanëve që i tremben në palcë këtij ligji, si Sali Berisha, Ilir Meta, apo Monika Kryemadhi.
“Të premten Gramoz Ruçi duhet të mbledhë këshillin e legjislacionit dhe komisionin e ligjeve për të nisur pa vonesë procedurën kushtetuese të amendimeve kushtetuese.
Opozita ka vendosur të njëjtat definicone, i njëjti ligji si për gjyqtarët e prokurorët janë votuar nga Rama, Tahiri, Xhafaj dhe nuk ka pse të ketë alibira. Opozita nuk do të jetë fasadë e një qeverie që do të bashkëqeverisë me krimin, ndaj është emergjencë të nisë menjëherë procedura.
Nuk do të lejoj që për sa kam në dorë, të kapet të merret peng nga diskutime teksnike, që natyrisht do të bëhen pasi të merret vendimi politik. Procedurën sesi evidentohen faktet e kemi në Kushtetutë, modeli është ligji i Vetingut.
Jo para se Edi Rama dhe të tijtë të jenë shprehur jo më me fjalë me batutat apo me përralla, pro me vonë nëse janë pro. Ditën e premte do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni ligjeve dhe brenda tre javëve do të procedojmë me votë. Të sigurohemi që rrjeta e Vetingut në politikë të mos lërë as peshq as balena të shpëtojnë”, delkaroi Basha.
Po të habit idiotësia e tij që akoma nuk e kupton se nëse do bëhet veting për këto palaço ky do jetë kllouni i parë që do i argëtoi shqiptarët pas hekurave të burgut!