Anxhela Peza, psikologja e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24”, ka pësuar një aksident pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ku ajo banon, në rrugën “Ymer Kurti” pranë postës numër 8 në kryeqytet.
Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” duket momenti kur një automjet tip “Audi” me xhama të zinj, ka kaluar me shpejtësi në rrugën e cila në ato momente ishte mjaft e populluar.
Për shkak të trotuaret e rrugës ishin të zaptuara nga automjetet që kishin parkuar sa majtas e djathtas, kalimtarët duket se janë të detyruar të ecin në rrugë.
Por ndonëse psikologja Anxhela Peza po lëvizte në anë të rrugës, 18-vjeccarja e cila drejtonte automjetin tip “Audi” nuk është treguar aspak e kujdesshme të ulë shpejtësinë apo të manovrojë, por e ka përplasur atë pas një makine tjetër.
Për pasojë, Anxhela Peza ka pësuar fraktura në këmbë, dhe ka marrë mjekim në spital.
(BalkanWeb)