Takimi i sotëm i atyre pak anëtareve të shoqërisë civile që janë kundër ndërtimit të Teatrit të Ri është kthyer në një estradë të vërtetë.
Në mbledhje ishin të pranishëm për të mbushur radhët edhe deputetë të Partisë Demokratike, çka solli dhe një përplasje të fortë.
Studiuesi Aurel Plasari akuzoi opozitën se është e paguar dhe debatoi ashpër me deputeten e PD, Albana Vokshi, e cila u mundua që ta shfrytëzonte takimin për të shprehur qëndrimin e forcës së saj politike.
Kjo duket se e revoltoi Plasarin.
Me poshtë debati:
Vokshi: …Ne na interesojnë të dyja, juve vetëm teatri.
Plasari: Ju patjetër se jeni opozitë e paguar, për këtë paguheni.
Vokshi: Mos fyeni se unë nuk u kam fyer.
Plasari: Çfarë ka fyerje?
Vokshi: Unë nuk jam pjesë e opozitës së paguar dhe jam këtu që ditën e parë si deputete dhe si kryetare komisioni.
Plasari: Në orar të punës je…