Klotilda Ferhati deklaron se mazhoranca nuk do të pranojë asnjë propozim që synon të krijojë struktura paralele për të anashkaluar rolin e BKH dhe Prokurorisë së Posaçme.
Deputetja e PS e quajti nismen e PD si një veting që merret me thashetheme.
Ndër të tjera ajo tha:
Nëse duhet veting, vetingu duhet të jetë për politikanët dhe familjarët dhe jo siç do Luli që nusen, vëllain, kunatin apo fëmijët e Saliut t’i lerë jashtë.
Një veting që merret vetëm me thashetheme pa dënuar dhe pa hetuar as burgosur nuk i sjell asnjë të mirë qytetarëve shqiptarë.
PS nuk mund të pranojë asnjë propozim që synon të krijojë një strukturë paralele për të anashkaluar strukturat e ngritura posaçërisht për këtë punë sic ështqë BKH apo Prokuroria e Posaçme.
Nëse sinqerisht opozita e dëshiron vetingun do të vinin në tavolinë për të shpjeguar propizimin dhe për të kërkuar bashkëpunimin për hartimin e këtij ligji.
Ne jemi të gatshëm të çojmë propozimin e opozitës në komisionin e Venecias. Nëse Venecia thotë po, në rregull, por në asnjë rast nuk duhet që kjo nismë të minojë reformën në drejtësi, SPAK dhe BKH”, shprehet Ferhati. (TemA)