Grupimi i Partizanit, “Ultras Guerrils” do të rikthehet në stadiumin “Selman Stërmasi” këtë fundjavë në sfidën kundër Flamurtarit.
Po kujt po i kërcet se çfarë duan ata? E rëndësishmë është se çfarë duan tifozët, se çfarë duam ne. Ndaj të premten, ora 19:45, mbështesim Partizanin në UG style, përtej rezultatit, përtej klasifikimit, përtej gjithçkaje!
Arsyet për të qenë të pakënaqur për mënyrat sesi ecin gjërat në klub janë me bollëk. Por tani ka rëndësi vetëm të jemi të shumtë për Legjendën tonë.
Të premten gjithashtu do të keni mundësi të bëni anëtarësimin tuaj pranë Ultras Guerrils për sezonin e ri, anëtarësim i cili kushton 1 mijë lekë të rinj”, shkruajnë Guerrils.