Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit të sotëm me median ka prodhuar skandalin e rradhës, duke ofenduar njërën prej gazetareve që kishte përballë.
Basha ka injoruar pyetjen e gazetares, duke i thënë se është shërbëtore e qeverisë.
“Ti punon në Top Channel dhe unë për këtë televizion kam shumë rezerva. Është totalisht në shërbim të qeverisë”, i ka thënë Basha gazetares, duke mos e lënë të mbarojë pyetjen e saj.
Gazetarja i ka kthyer përgjigje dhe i ka thënë se punon për gazetën Shekulli, duke bërë që Basha ta ofendojë për së dyti.
“Aaaaaa Shekulli. Epo mirë keni një të përbashkët me Topin, sa i përket drejtimit dhe pronësisë, jeni në kaçurrelat e Edi Ramës. Shërbëtorëve të Edi Ramës nuk i jap kënaqësinë të engledisen me detaje pa lidhje“, tha Basha.
Shumë shpejt harroi kreu i opozitës kur çirrej kundër Ramës dhe bënte sikur i këputej shpirti për gazetarët, kur ky i fundit i ofendonte delironte dhe e quante median kazan.