Blutë e Shkodrës kanë arrestuar njërin nga dy grabitësit e 6 pakistanezëve në fshatin Aliaj të Malësisë së Madhe.
Sipas policisë dy autorët i kanë premtuar emigrantëve se do ti kalonin në Malin e Zi, por pasi i kanë hipur në makinë i kanë kërcënuar dhe grabitur.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin Shabaj po transportonte refugjatët, si dhe po punohet për gjetjen e automjetit tjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Vjedhje me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga nenet 139-25 dhe 298–25 të Kodit Penal.