Kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptar, por që kjo të ndodhte për të famshmin Robert de Niro nuk na kishte shkuar mendja… Prandaj, ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë…
Nënë Tereza, humaniste
Jo vetëm që është shqiptarja më e famshme, por është edhe shqiptarja me të cilën Shqipëria dhe përgjithësisht shqiptarët krenohen.
Robert De Niro, aktor
Natën e parafundit të festivalit 61 italian të këngës, “Sanremo”, i ftuari special Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij se origjinën e ka të përzierë mes Siçilisë dhe Shqipërisë. Në faqen zyrtare të “Wikipedias”, në biografinë e De Niros, shkruhet se babai i tij ka qenë shqiptar.
Ismail Kadare, shkrimtar
Shkrimtar me famë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”.
Inva Mula, soprano
Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat botërore.
Ana Oksa, këngëtare, Itali
Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria, nga Kruja.
Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullokut është me origjinë shqiptare.
Xhems Belushi, aktor, SHBA
Aktori i famshëm amerikan, Xhems Belushi, është me origjinë shqiptare.
Ferid Murati, nobelist
Nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” në mjekësi në vitin 1998.
Eliza Dushku, aktore, SHBA
Aktorja, e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Kaprios në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare.
Xhozef Dio Guardi, ish-kongresmen, SHBA
Ish-kongresmeni amerikan, Xhozef Dio Guardi, i lindur në Bronks, Nju-Jork, njëkohësisht dhe udhëheqës i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane. Ai është me origjinë shqiptare.
Emina Cunmulaj, modele, SHBA
Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme të fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA.
Alan Shepard, kozmonaut
U lind në East Dery të SHBA-ve më 1923. Është me origjinë shqiptare. Shepardi në misionin “Apollo 4” në janar-shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike.
Xhorxh Tenet, ish-drejtor i CIA-s
Ish-drejtori i CIA-s, që u bë i famshëm prej luftës në Irak, ka deklaruar vetë në librin e tij autobiografik se është me origjinë nga Himara.
Azem Maksutaj, kampion në taibox
Cilësohet si sportisti më i mirë në botë në taiboks, për të janë bërë edhe shumë filma.
Ilir Shaqiri, balerin, Itali
Balerini i famshëm shqiptar në Itali u bë i njohur nga programi televiziv “Amici”.
Erald Dervishi, kampion botëror shahu
I lindur në Durrës, është një nga kampionët më të rinj në historinë botërore të shahut.
Anthony Athanas, biznesmen
I lindur më 1911 në Korçë, ai shkoi në Nju-Jork kur ishte vetëm 5 vjeç dhe arriti të hapte në Boston një nga restorantet më të njohur të vendit. Vitet e fundit restoranti i tij shërbente afërsisht 700.000 vakte në vit, duke u konsideruar si restoranti i pestë më i rëndësishëm në Amerikë.
Saimir Pirgu, tenor
Pavarësisht se në moshë të re, Saimir Pirgu u bë shumë shpejt i njohur si tenor, duke fituar një sërë çmimesh në Itali.
Fadil Berisha, fotograf
Cilësohet si fotografi më i njohur në botë. Disa nga personalitet që janë klientë të studios së tij janë emra të njohur: Halle Berry, Placido Domingo, Snop Dog, Bill Klinton, Donald Trump etj.
Elsa Lila, këngëtare, Itali
Pasi korri mjaft sukses me çmimet e saj të para në Festivalin Kombëtar Shqiptar, ajo u bë e njohur edhe në Itali, ku mori pjesë në festivalin e “Sanremos”.
Nik Xhelilaj, aktor
I lindur në Tiranë në vitin 1983, debutimin në ekranin e kinemasë e ka në vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”.
Eda Zari, këngëtare, Gjermani
Lindur në Tiranë, Eda Zari jeton prej vitesh në Gjermani, ku është një këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme.
Aleksandër Moisiu, aktor
Moisiu sot adhurohet dhe respektohet në botë, por sidomos në Shqipëri, si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë.
Luan Krasniqi, boksier
Ai është tashmë boksier me famë, i cili ka mbajtur deri vonë titullin “Kampion i Evropës”.
Lorik Cana, futbollist
Ka luajtur në shumë klube evropiane, ku ka dhënë kontribut dhe duke treguar vlerat e një shqiptari të vërtetë. Aktualisht është kapiten i Kombëtares Shqiptare.
Rita Ora, këngëtare
Jeton në Londër. Aktualisht është një ambasadore e Kosovës kudo në botë.