Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, pasi në banesë është gjetur një 23-vjeçar i vetëvarur.
Sipas policisë dyshohet se 23-vjeçari vuante nga depresioni dhe prandaj ka marrë këtë akt të rëndë.
“Më datë 09.02.2018, në fshatin Blacë, në banesë, është gjetur i vetëvarur shtetasi K.M, vjeç 23. Nga veprimet e kryera rezulton se, në kushtet e depresionit ka varur veten. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Neni 99 i Kodit Penal”m shkruan policia në njoftimin e saj.