Nga: Artan Hoxha
“Peshku i madh” doli vet ne zall…
E mbani mend, nuk ishte shume larg, vetem me 12 janar 2018. A nuk ju pata thene se komisioni i Vetingut e kishte nxjerre ne siperfaqe nga fundi i detit nje alamet peshku te madh. Vetem nje muaj me pas ish-kryeprokurori i pergjithshem Adriatik Llalla, garanti i paprekshmerise se peshqeve te medhenj(sipas ambasades Amerikane) eshte terhequr nga sistemi i drejtesise per ti shpetuar vetingut.
Besoj tashme e keni te qarte, kush e mbronte, pse e mbronte, si e mbronte dhe pse e sulmuan aq shume Arta Markun.
A eshte ish-kryeprokurori i ish-prokuroreve te komanduar nje peshk i madh?!!! Ende pa nisur audiencat publike komisionet e vetingut, “te paprekshmit” e drejtesise shqiptare po hapin krahun nje nga nje.
Ata qe i kishin vendosur atje ne kupole te drejtesise, qe i kishin perdorur pa limit, qe i kishin mbrojtur nga ndeshkimi i ligjit tashme nuk i mbrojne dot me, sepse nuk kane garanci per te mbrojtur as veten.
Eshte rasti per te pershendetur dhe falenderuar komisioneret e vetingut, ne vecanti per rastin konkret, Kryekomisioneren Genta Bungo.
JU NUK JENI VETEM ne misionin historik qe u eshte besuar.
Me ju dhe me shpresen te ju, eshte nje popull i tere. Eshte cdo shqiptar brenda e jashte republikes sone qe e do kete vend dhe ka vendosur ti rrise femijet ne atdheun tone te perbashket. Per te gjithe ata qe ishin skeptike, perfshire dhe mua, nuk u paska dashur shume mund.
Ende pa u hedhur ne det rrjeta per peshkaqenet, peshqit e medhenj kane nisur vet te dalin ne zall…