Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të diel t’i kushtojë vëmendje të veçantë aksionit për pastrimin e lumit të Gjanicës në Fier, ku po shemben disa ndërtesa.
Rama e ka cilësuar Gjanicën si Lanën e dytë. Projekti për rehabilitimin e Gjanicës bëhet në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.
“MIRËMËNGJES”
dhe me këtë moment të fundit të pastrimit të “Lanës së Dytë Demokratikase” (lumit Gjanica që përshkon qytetin e Fierit, e u kthye për çerekshekulli në burim plehrash e përmbytjesh), që i hap rrugën një tjetër transformimi spektakolar të Fierit në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, ju uroj një të dielë të qetë 🌼”, shkruan Rama, ndërsa ka publikuar edhe një video nga aksioni në fjalë.