Gjykata e Apelit, në “vlagën” e “Veting”-ut, guxoi e nxori nga burgu, ish-drejtorin e Burgjeve Artur Zoto, dënuar me 5 vite, për miliona lekë ryshfet e vjedhje, me tenderët e ushqimeve, që nuk i hanin të burgosurit, por i përlante i liri, Ilir Meta dhe banditët e tij, zyrtarë në burgje, në Ministrinë e Drejtësisë dhe qeveri.
Informacionet që kemi siguruar deri tani, thonë se mafia e ngjitur në krye të shtetit, ka lënë “gjurmën” e saj edhe në këtë lirim skandaloz, duke treguar botërisht, se vazhdon t’i bëjë m***in në kokë, drejtësisë dhe “Veting”-ut, që po trumbetohet nga ndërkobëtarët, mbasi drejtësia në shqipëri është një padrejtësi në kthetrat e krimive të Ilir Metës, i cili ka në dorë vulën e KLD, me të cilën emëron, shkarkon e gradon, zyrtarët e drejtësisë së çdo niveli.
“Gjurma” e lirimit të drejtorit të burgjeve, të çon tek Presidenti i Republikës njëherazi dhe Kryetar i KLD, ekzemplar korrupsioni dhe mbrojtës i hajdutëve e trafikantëve, të cilët pasi i nxjerr të pafajshëm ose i liron me urdhër, pazare, presione e joshje gjyqtarësh dhe prokurorësh me poste, i merr këshilltarë e sekretarë shteti në ministri, kryemisitri, parti e presidencë.
Nëse trupa gjykuese e apelit, do bënte ulje vitesh dënimi, apo konvertime mase dënimi, kjo edhe mund të justifikohej”, por që të nxjerrësh të pafajshëm, një zyrtar të lartë, të dënuar me dokumenta, dëshmi e fakte me 5 vite burg, ky është një krim i rëndë ndaj drejtësisë dhe një “top m***ti në fytyrën e “Veting”-ut.
Informacionet thonë, se lirimi i drejtor-hajdutit të LSI, ishte një skenar i organizuar nga Ilir Meta, nga frika e nxjerrjes së së pazareve, që ka bërë me drejtorin Zoto, duke i zhvatur 20-30% të vlerës së çdo tenderi, ndërkohë që Monika Kryemadhi, bënte gjithë emërimet në sistemin e burgjeve (dhe kudo ku kishte pushtet LSI-ja), duke shitur vendet e punës, minimalisht me 5000 euro!
“PAMFLETI” e ka paralajmëruar qysh më 28 korrik 2018, lirimin e Drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto, me publikimin e letrës së Zotos, drejt Ilir Metës, me mesazhin kërcënues: – “Dashamir Xhikën e lirove, ndërsa mua më le në burg, mos u mërzit, se do di çfarë të tregojë”.
Për t’u mbajtur gojën mbyllur, krye-horri i KLD, Ilir Meta, vazhdon lojën e frikës që ka, nga ish-drejtorët hajdut të LSI, të cilët i kanë mbushur thasët me miliona euro, duke i liruar e prangosur në çdo 3-4 muaj, siç ka ndodhur me drejtorin e burgjeve e të rrugëve, që në fillim futi Zoton dhe nxori Xhikën nga burgu, ndërsa tani futi Xhikën dhe nxori Zoton, por mos u çuditni, kur pas 1 ose 2 muajve, të dëgjoni që do nxjerr Xhikën e fusë përsëri Zoton…
Kjo është dyshja Meta-Kryemadhi, nga babëzia për lekë e pasuri, janë tjetërsuar në specie siameze… “pa din e pa iman”!/Pamfleti