Meghan Markle është parë duke gatuar e duke u shërbyer ushqim njerëzve të prekur nga tragjedia Kullës Grenfell. Në 14 qershor të vitit 2017, ndërtesa 24 katëshe mori flakë. Tragjedia shkaktoi 72 viktima, duke përfshirë edhe 2 që vdiqën në spital më vonë.
Mbi 70 të tjerë patën dëmtime në trup dhe 223 arritën të shpëtonin. Markle përfitoi nga rasti të promovonte edhe librin e gatimit për bamirësi.
Dukesha e Sussex ka kryer disa vizita të fshehta në zonë përpara martesës me princ Harry-n. Atje takoi një grup grash vullnetare që po gatuanin për miqtë, familjarët dhe fqinjët e prekur nga tragjedia.
Kur zbuloi se këtë gjë gratë e bënin vetëm dy herë në javë për shkak të fondev, ajo sugjeroi një libër gatimi, ku paratë do të shkonin për të prekurit.
Tashmë Meghan e ka bërë dëshirën realitet. Ajo promovoi librin e saj të gatimit dhe dhe një video 3 minutëshe duke gatuar me gratë e tjera.
“Together është një libër, por edhe historia e një komuniteti që u mblodh në kuzhinë dhe zbuluan fuqinë shëruese të shpërndarjes së ushqimit,” tha Meghan për librin e saj.
Libri ndan mbi 50 receta të grave, komuniteti i të cilave u prek nga zjarri i Kullës Grenfell./Opinion.al