Bashkëshortja e Presidentit, njëherazi edhe Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emsionin ‘Open’ ka tronditur audiencën me histori të sajuara horror e duke kaluar në histori me “pullë të kuqe.”
Kryetarja e LSI-së u shpreh se në krye të një institucioni të rëndësishëm shtetëror është vendosur dashnorja e një krimineli.
Debatet:
Kryemadhi: Në krye të një institucioni shtetëror është vendosur drejtoreshe dashnorja e një krimineli
…
Kryemadhi: Kujt i është kapur Tojota Jarisi?
Peza: Do flasim me shifra, këto janë shifrat e Policisë së Shtetit…
Kryemadhi: Lëri shifrat, është e Taulant Ballës.. Të nxorën jashtë loje
Peza: Ku e ke provën që është e Taulant Ballës?
Kryemadhi: Kemi përgjime, e ka në Prokurori
Peza: Po s’flitet kështu
Kryemadhi: Ore 5 mln euro që u kapën të kujt janë?
Peza: Të hetojë Prokuroria
Kryemadhi: Kush është personi që ka folur në celular me shoferin e kamionit?
Peza: E ke provën?
Kryemadhi: Po, por do shoh ku do shkojë Arta Marku…
Kryemadhi: Të gjuajtën gazetaren me armë dhe u mblodhën gazetarët se iu mbyll goja
Peza: Nuk flitet kështu
Kryemadhi: Opozita s’është ajo që duhet se përndryshe e kishim tërhequr zvarrë Edi Ramën…