Sali Berisha dhe familja e tij biologjike, por edhe politike ka kohë që i kanë “shpallur” luftë varfërisë në vend. Deklarata të shumta, ditë pas dite, në media dhe në rrjetet sociale akuzojnë qeverinë e Edi Ramës se ka sjellë varfërinë dhe nuk po bën asgjë për të dalë prej saj. Që të jemi korrektë, jo se nuk ka varfëri në Shqipëri. Ka madje dhe shumë. Jo se Edi Rama po bën përpjekje maksimale për ta zbutur këtë fenomen, të jemi korrektë me këtë. Por ta thotë Sali Berisha dhe familja e tij politike dhe biologjike këtë që janë bërë milionerë duke vjedhur paratë e shtetit “nuk ka bythë ku të rrijë”. Pasi nga 26 vite nga largimi i PPSH nga pushteti, Berisha ka qënë 13 vite në pushtet me PD-në e tij dhe PS 13 vite po bën në pushtet tani, dhe kanë dorë të gjitha palët në këtë varfëri.
Tani nuk mund ta quajmë meritë të Sali Berishës dhe djalit të tij Shkelzen Berisha që nxorën nga varfëria dhe mizerja Armina Mevlanin, bashkëjetuesen e Zenit. E cila po bën një jetë luksoze përtej limiteve të pranueshme jo me paratë e saj, as me paratë e punës së Shkelzen Berishës. Ai s’ka punuar kurrë në jetën e vet. Janë paratë që Sali Berisha dhe Shkelzen Berisha kanë vjedhur nga shteti shqiptar. Dhe Armina Mevlani pozon dhe bën jetë luksoze me paratë që Shkelzeni vodhi nga CEZ, nga të gjitha koncensionet në Shqipëri, nga bregdeti dhe nga paratë e nxjerra nga trafiku i drogës së fortë kokainë dhe heroinë.
Nëse një ditë drejtësia do të bëjë vërtetë drejtësi dhe Sali e Shkëlzen Berisha të shkojnë në burg, Armina do ti lerë pozat e seksit në resortet turistike. Vetëm nëse futet në shërbim me kohë të plotë. Por e neveritshme është shpallja e luftës ndaj varfërisë nga ana e familjes Berishës në këtë pozicion luksi në të cilin gjendet. Eshtë jo vetëm tallje me shqiptarët, por dhe krim i disafishtë.
/Pamfleti.com