I ftuari i dytë do në këtë puntatë të “Provokacija” nga gazetari Mustafa Nano ishte artisti Robert Aliaj, i cili foli për marrëdhëniet e tij me televizionin dhe me të bukurën.
Në një rrëfim interesant ai tregon se nuk ka nevojë për një stilist pasi ai “vishet vetë” dhe stilon gjithçka që ai zgjedh të mbajë.
Aliaj tregoi gjithashtu për artikujt e tij më të fundit mbi gastronacionalizmin i ngacmuar nga cilësia jonë e rakisë së rrushit. “Unë mund të pi sa të duash. Nuk jam bërë asnjëherë tapë, rakia më sjell në qef.”
U fol për marrëdhënien e tij me kameran dhe se si shpeshherë atë kamera e bezdiste për shkak të situatave që krijohen duke e ndaluar atë që të bënte gjëra që do të bënte. “Kur e kam parë veten në TV më është dukur e tmerrshme, si e shohin njerëzit këtë gjë.” Ajliaj tregoi gjithashtu dhe për prodhimtarinë artistike të tij, siç ishte dhe realizimi i një katalogu të quajtur “Tirana Horizontale”, vepër arti kontemporane ku ai evokuoi shumë vende historike të jetës së tij.
Aliaj tregoi se sipas tij lufta është shumë e bukur pasi je në përpjekje për të mbijetuar dhe se e gjithë kjo është në vetëvete një poezi. “Të jesh para togës së pushkatimit është eksitim i paparë. ”Në lidhje me femrën në ekran ai u shpreh se kjo gjë është shumë bezdisëse sepse keqkuptohen rolet pasi nuk është ky ai fillestari. Gratë e bukura të Tiranës, sipas tij, janë të gjitha të panjohura sepse ai është kundër botoksit dhe silikonit. I pyetur se çafrë pëlqejnë femrat tek ai, Aliaj u përgjigj: “Pëlqejne faktin që s’kanë kuptuar se ça jam.”
Piktori gjithashtu tregoi për herë të parë për mediat herën e parë kur ka bërë dashuri dhe këtë ekperiencë aspak të zakontë.
“Kam qenë i vogël dhe nuk kam bërë dashuri por më ka përdhunuar, një mami. Nuk ishtë traumatike, më pëlqeu shumë por që vetëm më shkatërroi sepse bënte xhiro aq shumë sa më copëtoi fare. Unë isha 16 vjeç. Unë e shijova mbas faktit sepse edhe një femër kur përdhunohet e ka nje moment kenaqësie, por kjo s’do të thotë që nuk u përdhunuar, është fakt.”
I pyetur më tej nga gazetari Nano për këtë çështje ai u shpreh se po tregonte me shumë sinqeritet këtë përvojë të jetuar për herën e tij të parë.
“Tek Zogu i Zi isha i ftuar në një dasëm me familjen. Një zonjë aty më tërhoqi vëmendjen dhe më çoi tek shkolla e partisë që ishtë përballë. Në një moment aty u gjeta në bar, e mbaj mend sipër meje ajo ishte e eksituar. Nuk kam pasur trauma, por kjo nuk përjashton që është përdhunim.”
Në përfundim Aliaj tregoi dhe preferencat e tij muzikore, dashurinë e tij për artin e David Bowie dhe këndvështrimet e tij për situatën e medias sot në shqipëri. Ai premtoi se do të rikthehej përsëri në studion e Provokacijas.