Zaimina Vasjari është bërë nënë e një vajze bukuroshe pas një marrëdhënie të gjatë disa vjeçare me të dashurin e saj, Klodin.
Mirëpo, ajo që shumë persona nuk dinë, është fakti se Klodi ka edhe dy fëmijë të tjerë, vajza, veç vogëlushes që ka sjellë në jetë me këngëtaren shqiptare.
Për to nuk është folur thuajse asnjëherë në media, por këtë radhë ka qenë vetë Zaimina, e cila, e ftuar në Wake Up, ka rrëfyer disa detaje.
Këngëtarja ka treguar për marrëdhënien me vajzat e bashkëshortit të saj, si dhe për mënyrën se si ato e kanë pritur motrën e tyre të vogël.
Vasjari u shpreh:
Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme. Unë nuk kam dashur t’i bëj publike sepse sot mund të aludohet shumë. Unë kam pasur edhe shumë mesazhe jo shumë të këndshme rreth kësaj teme, prandaj dua që privatësia e jetës së tyre të jetë larg vëmendjes së mediave. Me ardhjen në jetë të Khloes ato janë shumë pranë me njëra-tjetrën edhe pse gocat jetojnë jashtë vendit”.