Ditën e djeshme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkë me disa nga aleatët e tij opozitarë, me në krye Monika Kryemadhin zbarkuan në qytetin bregdetar të Vlorës.
Ndonëse në Parlament do të votohej ligji i cili i hapte rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, kjo si duket pak rëndësi kishte për opozitën, e cila i la rrugë të lirë qeverisë.
Nga Vlora, Basha mbajti një fjalim të kulluar, duke iu referuar më së shumti situatës kriminale në vend.
Ai deklaroi se situata e rendit dhe sigurisë në këtë qark përbën një bilanc lufte dhe për këtë solli shifra që i renditi njëra pas tjetrës pa deklaruar referencat se ku bazohej.
Mjafton një kërkim në “Google” për të parë se fjalët e ndritura të Bashës, janë një kopje e pastër e një kronike lajmesh të televizionit “Ora News” më 30 dhjetor 2017.
Me sa duket këshilltarët e Bashës, nuk janë kthyer me të njëjtat energji nga sezoni turistik dhe “copy past-i” i është dukur rruga më e shkurtër, por kanë harruar se sa bllof do të dilte kryetari i tyre.
Plagjatura është një akt i dënueshëm dhe mjaft liderë në mbarë botën janë ndëshkuar politikisht dhe juridikisht sa herë që kanë tentuar të kryejnë akte të tilla.
Po me Bashën çdo të ndodhë?/ CNA.al
Më poshtë fjalimi i Bashës shkëputur nga faqja zyrtare e Partisë Demokratike pd.al
Kronika e televizionit informativ “OraNews”
http://www.oranews.tv/article/vlora-kryeqendra-e-atentateve-6-viktima-dhe-11-te-plagosur