Dy protestues, pjesë e protestës anti-racizëm “Kurrë me Salvinin” kanë rënë pre e një sulmi mbrëmjen e së premtes nga një grup militantësh Casapound në qytetin e Barit.
Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen Libertà pak pas orës 23:00, ku sipas mediave italiane mbetën te lenduar Antonio Perillo, asistente e Euroodeputetes Eleonora Forenza dhe Claudio Riccio, anëtare e të Majtës Italiane.
Dy viktimat u plagosën në fytyrë dhe kokë. Claudio Riccio ka qënë në kushte më serioze dhe kishte humbur vetëdijen para se të mbërrinte urgjenca. Ndërsa Eleonora Forenza, i ka ‘shpëtuar’ raportoi në 9 qepje në kokë.
Nga hetimet e deritanishme, thuhet se sulmuesit ishin 5-6 persona, të cilët dyshohet se ishin edhe të armatosur, ndërsa në rajonin e policisë janë shoqëruar plot 30 mbështetës të Casapound.