Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla tërhiqet nga Vettingu. Llalla ka kërkuar dorëheqjen nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar në Apel, duke i shpëtuar kështu edhe sitës së drejtësisë. Nisur nga ky rast gazetari Artan Hoxha përshëndet komisionerët e Vettingut , të kryesuar nga “dora e hekurt”, kryekomisionerja Genta Bungo.
“Ende pa nisur audiencat publike komisionet e vetingut, “te paprekshmit” e drejtesise shqiptare po hapin krahun nje nga nje.
Ata qe i kishin vendosur atje ne kupole te drejtesise, qe i kishin perdorur pa limit, qe i kishin mbrojtur nga ndeshkimi i ligjit tashme nuk i mbrojne dot me, sepse nuk kane garanci per te mbrojtur as veten.
Eshte rasti per te pershendetur dhe falenderuar komisioneret e vetingut, ne vecanti per rastin konkret, Kryekomisioneren Genta Bungo.
JU NUK JENI VETEM ne misionin historik qe u eshte besuar.
Me ju dhe me shpresen te ju, eshte nje popull i tere. Eshte cdo shqiptar brenda e jashte republikes sone qe e do kete vend dhe ka vendosur ti rrise femijet ne atdheun tone te perbashket. Per te gjithe ata qe ishin skeptike, perfshire dhe mua, nuk u paska dashur shume mund.
Ende pa u hedhur ne det rrjeta per peshkaqenet, peshqit e medhenj kane nisur vet te dalin ne zall…”, shkruan në një status të tij gazetari Artan Hoxha.