“Përfshirje në llotari të palejuara”, është akuza që solli arrestimin e Armir Grimës. Mund të përkthehet si përfshirje në trukime, një akuzë e rëndë, po të mendohet se Grima mban detyrën e trajnerit të skuadrës kombëtare të femrave.
Për “shërbimet” e tij ndaj kupolës së federatës ai është “dekoruar” me privilegje, si përfaqësues i zyrave rajonale të FSHF-së në Shkodër, apo dhe si trajner i Kombëtares së femrave.
Madje edhe Vllaznia, ekipi i “zemrës” i Dukës, ka qenë në duart e Grimës për disa vite. Nuk kanë munguar akuzat nga Rudi Vata por edhe të tjerë që Grima është përfshirë në trukime, por kjo pjesë i mbetet hetimeve nga prokuroria.
Natyrisht, nëse nga hetimet del se Armir Grima është përfshirë në trukim ndeshjesh, atëherë duhet besuar se kjo nuk ka ndodhur pa dijeninë e FSHF-së dhe kreut të saj Duka. Prandaj arrestimi i Grimës ka tronditur nga themelet FSHF-në dhe presidentin e saj, një ngjarje që nëse thellohet të con në skandalin e madh të manipulimit të ndeshjeve të të gjitha kategorive në futbollin shqiptar. /Pamfleti Sport