Mjekët e spitalit të Shkodrës të arrestuar tri ditë më parë kanë lënë qelinë, pasi morën rivlerësimin e masës së arrestit “detyrim paraqitje” nga gjykata e Shkodrës.
Janë lënë sot të lirë nga gjykata mjekët dhe infermierët e spitalit të Shkodrës që u arrestuan për ‘shpërdorim detyre’. Pavarësisht se Gjykata e Shkalles së parë në Shkodër rivlerësoi masën e sigurisë, vendosi lirimin e tyre.
Pak ditë më parë u arrestuan për abuzime me tenderët e ilaçeve, ish-drejtori Përparim Çela, mjeku Luan Dragusha, infermieri Renato Kepi ndërsa janë në kërkim ish-drejtorja dhe mjekja Dhurata Uruçi dhe mjeku Edmir Smajli. Ndërkohë, 4 pjesëtarë të administratës së spitalit, Albana Mehmetaj, Karmen Kaçulini, Juliana Zhuri si Amanda Matlija, janë lënë në ‘arrest shtëpie’.