Partia Demokratike dhe aleatët e saj në opozitë kanë dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku.
Kallëzimi penal ka të bëjë me atë që opozita e cilëson si shpërdorim detyre nga ana e Markut, ndërsa kërkohet pezullimi i saj nga detyra për të pasur një hetim të plotë.
Por duket se kjo kërkesë nuk qçndron dhe nuk mund të plotësohet, përsa kohë Kushtetuta në nenin 149/c përcakton proçedurën sesi pezullohet nga detyra Prokurori i Përgjithshëm.
Referuar këtij neni, Prokurori i Përgjithshëm pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur merr një masë sigurie, arrest shtëpie apo me burg, merr cilësinë e të pandehurit për një krim të rëndë, apo fillon proçedimi disiplinor për një vepër të rëndë në shkelje të Kushtetutës, sipas ligjit.
Duke qenë se asnjë nga keto raste vepra nuk perfshihen ne kerkekesen e opoziitës së çoroditur gjithçka që bëjnë është një show.
Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit dhe nuk ka asnjë mundësi për të marrë një vendim, duket se kërkesa e demokratëve për pezullimin nga detyra e Arta Markut, nuk mund të trajtohet.