Dasma e reperit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi ka tërhequr vëmëndjen e mediave rozë duke u bërë kreyfjala e tyre.
Nëpërmjet postimeve të shumta të ftuarëve që ishin në dasëm, publiku arriti të merrte pjesë virtualisht në ceremoninë e martesës dhe pa gjithçka që ndodhi mbrëmjën e kaluar. Ajo që tërhoqi vëmëndjen ishte Ariana e cila është bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahut.
Ariana kishte veshur një fustan ngjyrë të kuq pak të fryrë nga beli e poshtë dhe e ka kombinuar atë më atlete. Foton e veshjes së saj ajo e publikoi edhe në profilin e saj në Instagram.