Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë greke kanë finalizuar një operacion të përbashkët anti-drogë. Nga njoftimi i uniformave blu bëhet me dije se në pranga kanë rënë dy persona të cilët do të trafikonin 46 kilogramë kanabis. Ata janë shtetasit:
S. M, 25-vjeç nga Berati.
“Operacioni ka nisur 48 orë më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku gjatë patrullimit në kufirin jeshil , Policia Kufitare ka konstatuar shtetasit që po transportonin lëndën narkotike në drejtim të shtetit Grek”, shkruhet më tej në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë
Operacion i përbashkët Antidrogë mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke.
Goditet një rast i trafikut të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit jeshil në drejtim të shtetit Grek.
Sekuestrohen 46 kilogramë e 140 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Në pranga të Policisë kanë rënë dy shtetas nga Fieri e Berati.
Finalizimi me sukses i Operacionit u arrit si rezultat i bashkëpunimit ndërkufitar me Policinë Greke falë shkëmbimit në kohë të informacioneve të ndërsjellta.
Policia Kufitare Sarandë dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare Greke dhe Antidrogën kanë bërë të mundur finalizimin me sukeses të Operacionit, ku më datë 22.09.2018, nga ana e Policisë Greke u bë e mundur kapja e dy shtetasve dhe konkretisht :
– M. B., 23 vjeç, banues në Fier
– S.M., 25 vjeç, banues në Berat
Si dhe sekuestrimi i dy çantave të shpinës ku brenda tyre kishte 46 kilogramë e 140 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Operacioni ka nisur 48 orë më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku gjatë patrullimit në kufirin jeshil , Policia Kufitare ka konstatuar shtetasit që po transportonin lëndën narkotike në drejtim të shtetit Grek.
Menjëherë është njoftuar Policia Kufitare Greke dhe Antidroga, ku në bashkëpunim e koordinim të plotë mes shërbimeve tona dhe Policisë Greke është mbajtur nën vëzhgim lëvizja e tyre, ku është finalizuar me kapjen e tyre në vendin e quajtur “Koritiani Thesproti”, Igumenicë Greqi.
Po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.