Remzi Çaushaj është 51-vjeçari i cili disa ditë më parë qëlloi për vdekje të dashurin e vajzës së tij, Olsi Lakon.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së mërkurës në zonën e “Unazës së Re në Tiranë”.
Çaushaj kishte mësuar për lidhjen e të bijës 23-vjeçare me Lakondhe kishte shkuar të takonte këtë të fundit. Ai nuk ishte dakord për lidhjen e tyre, pasi djali kishte qenë i martuar edhe më parë.
Vajza e tij kishte kërkuar urdhër-mbrojtje në polici më parë pasi i ati e dhunonte.
NGJARJA
51-vjeçari ishte nisur nga Fieri për në Tiranë për të takuar të bijën, e cila punonte në një qendër spitalore.
Më pas ai ka ftuar të dashurin e saj Olsi Lakon për të pirë kafe dhe mes tyre ka nisur debati me tone të ashpra.
Sipas atyre që tregojën kalimtarët,Çaushaje ka kërcënuar me jetë të riun.
“Do të vras. Të kam thënë se do të ta ha zemrën”, është dëgjuar se i ka thënë Çaushaj të riut.
Dëshmitarët raportojnë se viktima ka vrapuar rreth 100 metra për t’i shpëtuar konfliktit menjëherë sapo 51-vjeçari ka nxjerrë kaçavidën.
38-vjeçari është futur në një lokal dhe ka mbyllur derën, mirëpo nuk ka arritur t’i shpëtojë sulmit të Remziut, i cili e ka goditur tri herë me kaçavidë në kokë dhe në qafë, duke e dëmtuar rëndë.
Dëshmitarë nga vendngjarja rrëfejnë ekskluzivisht skenën makabre për JOQ:
Po ca tre here o vllai ai mbyti me goditje pa pushim se isha prezent vete. Ai e ka goditur mbi 30 here sa kur ia ngrita kokën i ishte hapur kafka po i dilnin trutë. Thjesht ai ishte i pa shpirt nuk pushonte se godituri ne koke . Un shkova ta shikoja se si ishte, sepse te gjith u larguan dhe se kapte njeri me dore. Kur e pame bashke me nje goce qe ishte aty kliente ai e kishte koken grope dhe hoqi tuten ajo goca dhe ia vume te vrima qe mos i dilnin gjerat e kokes deri sa erdhi ambulanca mbas 15-20 min. Nje shoku ime ishte perballe ne tavoline ku e goditi, ai derisa e rezovi, posht pastaj iku dhe askush nuk e ndaloi.”
E bija e Çaushajt i ka dedikuar një shkrim prekës të dashurit të saj të vdekur në Instagram./JOQ.al