Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA, ku ka humbur jetën një i ri shqiptar. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar nga Devolli, i cili është përplasur në një rrugë të Floridës në SHBA, teksa po kthehej nga shkolla.
Pas përplasjes, drejtuesi i kamionit i rrëmbeu makinën të riut, ndërsa kamionin e la në një cep të rrugës duke ia mbathur nga vendi i aksidentit. Sipas raportimeve, policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të kamionit, Dana Byrd, i cili goditi shqiptarin nga Devolli.
Dhimitri ishte një shembull për rininë shqiptare, ku krahas punës, ai ishte edhe një student i shkëlqyer në profilin e bankave, studimet e së cilës do i mbyllte në muajin qershor. Vellai i të ndjerit i tha “BW” se ishte shoku i vëllait të tij, ai i cili lokalizoi makinën e vëllait me GPS, në kohën kur nuk dinin asnjë adresë për njeriun e shtëpisë.
Shqiptari, tashmë i ndjerë, siç shprehet edhe motra e tij, ishte një ndihmes i jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët që jetonin në zonën ku vepronte edhe ai, pasi i ndihmote për të marrë patentën.
Trupi i pajetë i shqiptarit ndodhet në polici, ndërsa familjarët do të bëjnë tërheqjen e tij ditën e nesërme. Autoritetet amerikane kane kërkuar të marrin në pyetje edhe personin e aksidentuar për të cilin 22-vjeçari shqiptar ndali makinën për t’i ardhur në ndihmë.