Për më shumë se 10 vjet, Messi e Ronaldo kanë luftuar mes njëri-tjetrit se kush do të ishte më i miri në aspektin personal. E megjithatë, tashmë argjentinasi dhe portugezi duket se kanë përballë një tjetër konkurrent shumë të fortë që mund t’u rrëmbejë çmimet: ai është mesfushori Luka Modric.
Por kundërshtari i tij, Messi ka zgjedhur që të veprojë krejtësisht ndryshe. Sipas “Ok Diario” 31-vjeçari, edhe pse është vënë në dijeni se nuk është i nominuar në treshen e më të mirëve nga FIFA, do të jetë i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Tashmë, Ronaldo duhet të mendohet dy herë përpara se të mungojë në këtë event!