Antoine Griezmann premton të udhëheqë Atletico Madrid në luftën për titullin kampion pasi ka bërë vendimin më të vështirë të karrierës duke refuzuar Barcelona-n.
“Siç e kam thënë edhe më parë, më treguan dashuri,” shprehet ai për Telefoot. “Të gjithë donin të dinin se çfarë do të bëja. Ishte vendimi më i vështirë i karrierës time.
“Zgjova gruan në orën 3 të mëngjesit për të folur rreth kësaj çështjeje.”
Tani Griezmann premton se do të mundohet të bëjë më mirë se vitin e kaluar, megjithëse fitoi Europa League.
“Do të mundohemi të jemi më mirë në Champions League pasi vitin e kaluar nuk shkuam as në fazën e nokautit.
“Një pjesë e madhe e fajit ishte e imja pasi nuk kisha mentalitetin e duhur. Në kampionat, do të mundohemi të konkurrojmë Real dhe Barça-n.”